skip to Main Content

TË MBJELLAT E AGRO TABAKU SHPK

Agro Tabaku Shpk  është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e cila për më shumë se dy dekada gjendet në tregun Shqiptar dhe Ballkanas. Vitet e fundit kompania ka tregtuar prodhimet e saj edhe në shtete të tjera jashtë Ballkanit, si Gjermani, Zvicer, Irak etj.

Kompania merret me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe tregtimin e tyre me shumicë dhe pakicë, importe dhe eksporte. Jo vetem tregtimi, por gjithashtu edhe prodhimi i farërave dhe fidanëve për tregtimin e tyre.

Për zhvillimin e produkteve tona ne sigurohemi që ambjenti të jetë i duhuri, dhe të mos jetë i dëmshëm për rritjen e bimës.

Kulturat tona mbillen dhe rriten në fusha dhe sera, tokat e të cilave janë të përshatshme për kultura të caktuara në stinë të caktuara. Produktet tona janë BIO dhe nuk përmbajnë elementë kimikë që të ndikojnë në shëndetin tuaj, ndaj ndihuni të sigurte pranë nesh në çdo kohe.

Shoqëria ushtron aktivitetin e saj duke u bazuar tek lejet, licensat, aprovimet apo autorizimet e tjera të ligjshme të lëshuara nga institucionet qeveritare kompetente të fushës.

 

Më pranë nesh

Ne jemi eksplorimi dhe zbulimi i Natyrës për të sjellë më të mirën tek Ju!

Rritja e fushave të gjelbërta dhe një mjedisi të gjelbër!

sqSQ
en_GBEN sqSQ
Back To Top